Dritaret formojnë fasadën e çdo objekti si asnjë element tjetër ndërtimor. Në fakt ato e krijojnë stilin dhe i japin bukurine ndërtesës. Elementët me te rëndësishem te dritareve janë, madhësia, përmasat, forma dhe ngjyra. Pavarësisht nga forma standarde drejtkëndëshe, dritaret mund të krijohen në nje shumëllojshmëri te pakufishme të formave. Dritaret janë të fundit por jo më pak të rëndësishme….!
Sistem Alumil M23000
Sistem Alumil 23000
Sistemet e kompanisë CELA AL Shpk janë më të mirat në tregun Shqiptar. Dru alumini shquhet për cilësinë e lartë dhe për performancë te shkëlqyer dhe e kombinuar me aluminin e cilësisë së lartë arrihet një produkt në nivel Europian. Nëse keni vendosur të merrni një produkt që të vërë në dukje pamjen e shtëpisë tuaj nga jashtë dhe të japë relaksin e kërkuar në ambientin e brëndshëm të saj, ne si CELA AL Shpk ju këshillojmë pikërisht sistemin Alumil M23000.
Karakteristikat:
- Izolim I lartë termik dhe akustik
- Performancë dhe cilësi e lartë
- Jetëgjatësi ndaj faktoreve natyrorë
Sistemi Komart
Sistem Komart
Një tjetër RISI e CELA AL Shpk është edhe implementimi në Shqipëri i dyerve dhe dritareve me DRU-ALUMIN. Ky produkt garanton cilësinë e aluminit termik, pra izolim termik dhe kursim të energjisë elektrike, ndërthurur me materialin më prestigjoz dhe më klasik në ndërtimin e dritareve “drurin”. Ky lloj produkti ka një qëndrueshmëri të lartë dhe rezistencë ndaj faktorëve natyrorë për shkak të cilësisë së lartë të aluminit dhe nga brënda ka bukurinë dhe konformitetin e drurit, i cili i jep një pamje tjetër ambientit. Këto produkte janë të një cilësie të lartë dhe CELA AL Shpk bashkëpunon me firmën perstigjoze italiane KOMART për ta sjellë këtë produkt pranë klientëve të saj.
Karakteristikat
- Izolim I lartë termik
- Elegance dhe cilësi e lartë
- Jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri ndërvite